Skuadra skoceze sfidon Malishevën në Prishtinë 

Futboll

Skuadra skoceze sfidon Malishevën në Prishtinë 

Nga: K.G. Më: 21 korrik 2026 Në ora: 13:44
Malisheva

Malisheva po bëhet gati për sfidën e radhët në kuat evropiane.

Futbollistët e Malishevës i pret punë e vështirë me ekipin e Hibernian, e cila ndeshje luhet të enjten në orën 16.30 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Skuadra skoceze përherë të parë do të zbarkojë në kryeqytetin e Kosovës.

Malisheva është në rrethin e dytë, e cila e ka eliminuar skuadrën shqiptare Vllazninë e Shkodrës.

Ndeshja e parë në Shkodër kishte përfunduar 2:1 për Vllazninë, ndërsa ajo e kthimit 5:0 në favor të Malishevës.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat