Besëlidhja i jep lamtumirën sulmuesit me eksperiencë

Futboll

Besëlidhja i jep lamtumirën sulmuesit me eksperiencë

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 16:12
Besëlidhja

Jasmir Raboshta nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Besëlidhjes.

Klubi lezhjan dhe sulmuesi 36-vjeçar kanë vendosur t’i japin fund bashkëpunimit mes tyre, lajm që është bërë i ditur në rrjetet sociale.

 “Klubi falenderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Besëlidhjes dhe sukseset e arritura bashkë”, shkruan ndër të tjera klubi lezhjan. Tashmë e ardhmja e ish-sulmuesit të Vllazninsë e Elbasanit, dihet.

Siç raportoi disa orë më parë “Newsport.al”, Raboshta do të firmosë me Gramshin. Kështu, sulmuesi “bomber” do të vazhdojë karrierën e tij në Kategorinë e Dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat