Armando Broja e konfirmon në rrjetet sociale: I rikthehemi punës

Futboll

Armando Broja e konfirmon në rrjetet sociale: I rikthehemi punës

Më: 21 korrik 2026 Në ora: 17:03
Armando Broja

Armando Broja ka lënë pas pushimet dhe është rikthyer në stërvitje me Bërnlin, duke dhënë një sinjal pozitiv edhe përmes rrjeteve sociale.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare publikoi një kolazh fotografish nga seanca stërvitore me skuadrën angleze, të shoqëruar me mesazhin e shkurtër: “I rikthehemi punës.”

Bërnli, që sezonin e kaluar ra nga Premier Liga, vijon përgatitjet për sezonin e ri dhe më 26 korrik do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Ajaksit.

Në testin e fundit, të luajtur më 16 korrik, skuadra angleze u mposht 4-1 nga Real Salt Lake, sfidë në të cilën Broja humbi edhe një penallti.

Ndërkohë, e ardhmja e 25-vjeçarit mbetet ende e paqartë. Emri i tij vazhdon të lidhet me klube nga Bundesliga dhe Seria A, por deri në këtë moment nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete apo zhvillim zyrtar për një transferim të mundshëm.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Armando (@armando.broja)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat