Vlen 500 mijë euro, Dean Klafuric “fërkon duart” me afrimin e fundit

Futboll

Vlen 500 mijë euro, Dean Klafuric “fërkon duart” me afrimin e fundit

Më: 22 korrik 2026 Në ora: 11:34
Bojan Ilievski

Bojan Ilievski është futbollisti më i ri i Tiranës.

Bardheblutë e kanë prezantuar mbrojtësin përmes një postimi të publikuar së fundmi në rrjete sociale.

Një tjetër transferim me peshë për skuadrën e trajnerit Dean Klafuric, i cili sheh t’i plotësohet një tjetër nevojë në repartin difensiv.

Përvoja e Ilievskit në futbollin maqedonas, si dhe aftësia e tij për t’u përshtatur në çdo pozicion të këtij reparti, do t’i shërbejë kroatit që ta inkuadrojë në bazë të sistemit që do të përdorë në fillimin e kampionatit në Superiore..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat