Camavinga i refuzon gjigantët anglezë, i vendosur të qëndrojë te Reali

Futboll

Camavinga i refuzon gjigantët anglezë, i vendosur të qëndrojë te Reali

Më: 23 korrik 2026 Në ora: 15:41
Eduardo Camavinga

Eduardo Camavinga nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi, pavarësisht se klubi spanjoll është i hapur të dëgjojë oferta për të.

Mesfushori francez mbetet i vendosur të luftojë për vendin e tij në ekip dhe e ka refuzuar interesimin e Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit. 

Vera e vitit 2026 nuk ka shkuar sipas planeve për 23-vjeçarin.

Ai mbeti jashtë listës së Francës për Kupën e Botës, pas një sezoni të vështirë me Real Madridin, të shoqëruar nga lëndime dhe paraqitje jo bindëse.

Sipas raportimeve të Marca, Camavinga është rikthyer në stërvitje me motivim maksimal, pasi i kaloi disa ditë pushimi dhe e ndoqi një kurs në Harvard Business School për argëtim, media dhe sport.

Objektivi i tij është i qartë: ta bindë trajnerin José Mourinho se e meriton të jetë pjesë e projektit të ri të Real Madridit. 

Edhe pse drejtuesit e klubit nuk e konsiderojnë si pjesë kyçe të planeve për sezonin e ri dhe janë të gatshëm ta shesin për rreth 50 milionë euro, Camavinga nuk dëshiron të largohet.

Manchester City dhe Manchester United kanë shfaqur interesim konkret për shërbimet e tij, por francezi i ka refuzuar të gjitha ofertat, duke zgjedhur të luftojë për një vend në “Santiago Bernabéu”.

Ai pret që ndeshjet përgatitore të jenë mundësia ideale për ta bindur Mourinhon për vlerat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat