Florin Bratu dhe Julian Ahmataj masin “pulsin”

Futboll

Florin Bratu dhe Julian Ahmataj masin “pulsin”

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 16:08
Trajneri i Partizanit Florin Bratu dhe ai i Skënderbeut Julian Ahmataj

Ditën e sotme, Skënderbeu dhe Partizani do të zbresin në fushën e lojës në kuadër të sfidës miqësore që vlen për përgatitjet për sezonin e ri në “Abissnet Superiore”.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit dhe do të nisë prej orës 18:00.

Një duel që padyshim që do t’u shërbejë dy trajnerëve si Florin Bratu dhe Julian Ahmataj të cilët do të jenë debutues në edicionin e radhës të kampionatit shqiptar.

Tashmë që të dyja kontigjentet po plotësohen nga afrimet e bëra në merkato, një ndeshje e këtij niveli do të vlejë më shumë për të matur “pulsin” e skuadrave, në një test të vërtetë dhe niveli mes dy rivalëve. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat