Juventusi ka mbyllur dy marrëveshje. Bëhet fjalë për afrimet e Kerim Alajbegoviç dhe Randal Kolo Muani.
Alajbegoviç afrohet nga Bajer Leverkusen. Kartoni është blerë 33 milionë euro, ndërsa edhe 7 milionë të tjera janë përfshirë në bonuse.
Kolo Muani ndërkohë është një paketë që vlen 45 milionë euro.
Marrëveshja është arritur me PSG-në, ndërsa bëhet fjalë për huazim me detyrim blerjen. Testet mjekësore do të kryhen këtë javë.
Dy përforcime këto që shtojnë forcat në sulm. Për 18-vjeçarin Alajbegoviç flitet me superlativa si talent në Bosnjë.