​Malisheva sonte përballë Hibernianit, synon kualifikimin historik në Ligën e Konferencës

Futboll

​Malisheva sonte përballë Hibernianit, synon kualifikimin historik në Ligën e Konferencës

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 09:09
Fotoilustrim

Malisheva do të zhvillojë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e klubit, teksa përballet me Hibernian në takimin e kthimit të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Easter Road” në Edinburg, me fillim nga ora 20:00 sipas orës lokale.

Skuadra kosovare udhëton drejt Skocisë me një epërsi të konsiderueshme prej 2-0 nga ndeshja e parë, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Në atë përballje, Malisheva zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer, duke mposhtur ekipin skocez falë golave të Kreshnik Ukës dhe Valmir Nafiut.

Rezultati i ndeshjes së parë i jep ekipit të drejtuar nga trajneri Thomas Brdaric një mundësi reale për të shkruar histori, pasi një kualifikim eventual do ta dërgonte klubin për herë të parë në raundin e tretë kualifikues të Ligë së Konferencës

Megjithatë, përballja në “Easter Road” pritet të jetë mjaft e vështirë, pasi Hibernian do të kërkojë të përmbysë disavantazhin para tifozëve të vet, ndërsa Malisheva synon të ruajë epërsinë dhe të vazhdojë ëndrrën evropiane.

Një kualifikim i Malishevës do të ishte një tjetër sukses i rëndësishëm për futbollin e Kosovës në garat evropiane dhe një dëshmi e progresit të klubeve kosovare në arenën ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat