Ish-anësori i Partizanit gati të firmosë me pretendentët e Superiores

Futboll

Ish-anësori i Partizanit gati të firmosë me pretendentët e Superiores

Më: 30 korrik 2026 Në ora: 19:23
Anteo Osmanllari

E ardhmja e Anteo Osmanllari ka marrë një tjetër rrjedhë.

Pasi u përfol fillimisht për një kalim të mundshëm në Turqi, më saktësisht në Ligën e parë turke, mbrojtësi nuk ka rënë dakord mbi kushtet e kontratës dhe ka marrë tashmë vendimin se ku do të transferohet, pas eksperiencës së tij të fundit me Drenicën në Superligën e Kosovës.

Burimet për "Newsport.al" raportojnë se  27-vjeçari do t’i bashkohet Besëlidhjes për sezonin e ardhshëm 2026/27, pasi palët kanë arritur edhe dakordësinë mbi kontratën.

Shumë shpejt pritet të vijë edhe firma mbi kontratë, përpara zyrtarizimit të anësorit si futbollisti i lezhjanëve.

Më herët, Osmanllari ka qenë pjesë e Partizanit, ndërsa ka luajtur po ashtu edhe për Burrelin, Pogradecin dhe Turbinën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat