Albers Keko “shtyn” ekipin: Të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur me fitore

Futboll

Albers Keko “shtyn” ekipin: Të vazhdojmë kështu siç e kemi nisur me fitore

Më: 1 gusht 2026 Në ora: 17:02
 Albers Keko

Sulmuesi Albers Keko, “e ka hedhur pas krahëve” dëmtimin e rëndë, i cili e la jashtë fushave për një kohë të gjatë. Në këtë fazë përgatitore me “Demat e Kuq”, Keko ka bërë mirë, jo vetëm në gjetjen e golit, por edhe manovrimin në fazën ofensive.

Së fundmi, Keko ka folur për mediat, duke dhënë një pasqyrë më të qartë për gjendjen e ekipit dhe objektivin personal, në lidhje me sezonin e ri:  

Si e vlerësoni paraqitjen e skuadrës në këtë test miqësor (ndaj Pogradecit)?

Ky test miqësor na shërben shumë për vazhdimësinë e kampionatit. Besoj se gjendja e skuadrës është e mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu, me fitore, siç e kemi nisur.

Nga ana personale, cilat janë objektivat për sezonin e ri?

Nuk dua të vendos objektiva personal. Dua t’i shërbej ekipit sa më shumë dhe të jem mirë, pa dëmtime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat