Ardian Hasani është futbollisti më i ri i FC Prishtinës.
Sulmuesi 22-vjeçar vjen nga Trepça '89, ku në edicionin e kaluar ishte futbollisti më efikas i skuadrës.
Me ardhjen e tij, ai pritet të rrisë konkurrencën në repartin ofensiv dhe të japë kontribut të rëndësishëm për ekipin gjatë sezonit 2026/27.
Pas nënshkrimit të kontratës me bardhekaltrit, Hasani u shpreh për faqen zyrtare të klubit:
“Jam i lumtur për këtë hap në karrierën time dhe transferimin te FC Prishtina.
Do ta jap maksimumin tim në çdo stërvitje dhe në çdo ndeshje për ta ndihmuar ekipin në objektivat e këtij sezoni"/