Skuadra e Krasnodar ka shënuar fitore ndaj Akhmat Grozny, por vetëm pas penalltive me shifrat 5:4.
Koha e rregullt përfundoi 1:1.
Kurse në penallti venadsit shënuan fitore në Kupën e Rusisë.
Nga pika e bardhë nuk gaboi lojtari shqiptar, Klisman Cake.
Ai realizoi nga 11-metërshi në një formë shumë interesante. U nis për me të majtën, goditi me të djathtën dhe e dërgoi topin në rrjetë.