Janë publikuar formacionet startuese, Shkëndija me Ramanin në portë, Manev në mbrojtje

Futboll

Janë publikuar formacionet startuese, Shkëndija me Ramanin në portë, Manev në mbrojtje

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2026 Në ora: 20:00
Lojtarët e Shkëndijes

Sonte, duke filluar nga ora 21:00, në stadiumin "Easter Road" në Edinburg, Shkëndija nga Tetova do të jetë mysafire e Hibernianit në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës.

Rreth një orë para fillimit të takimit janë publikuar edhe formacionet startuese.

Trajneri i Hibernianit, David Gray, ka vendosur të nisë me këtë njëmbëdhjetëshe:

Salinger
Paslak
Kerr
O'Hara
Obita
Mulligan
Kaiva
Major
Elding
Boyle
Law

Ndërsa trajneri i Shkëndijës, Artim Pollozhani, ka zgjedhur këta lojtarë:
Ramani
Trumçi
Manev
Meliqi
Zejnullai
Freitas
Islami
Tamba
Krasniqi
Kryeziu
Ndzengue

Dihet se ndeshja e kthimit do të zhvillohet javën e ardhshme në Shkup, të enjten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat