Kombëtarja U17 ka nisur sot grumbullimin treditor

Futboll

Kombëtarja U17 ka nisur sot grumbullimin treditor

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 22:17
Kombëtarja e Kosovës U17

Kombëtarja e Kosovës U17 e vajzave ka filluar sot pasdite grumbullimin e radhës treditor në Kampin Nacional në Hajvali në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet kualifikuese në shtator.

Në këtë grumbullim janë përfshirë gjithsej 26 futbolliste të gjeneratave 2010 dhe 2011, të cilat vijnë nga klubet e Kosovës dhe nga diaspora.

Ky grumbullim do t’i shërbejë stafit teknik për të vëzhguar nga afër futbollistet dhe për të vlerësuar formën dhe potencialin e tyre.

Disa prej këtyre vajzave do të jenë njëherësh edhe pjesë e ekipit olimpik që do të marrë pjesë në aktivitetin e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat