Kombëtarja U15 mbajti grumbullim dyditor me talentet e Diasporës

Futboll

Kombëtarja U15 mbajti grumbullim dyditor me talentet e Diasporës

Më: 7 gusht 2026 Në ora: 23:05
Kombëtarja e Kosovës U15

Kombëtarja e Kosovës U15 mbajti grumbullim dyditor me talentet e Diasporës!

Në kuadër të projektit të FFK-së për afrimin e talenteve nga diaspora është zhvilluar edhe grumbullimi dyditor me Kombëtaren U15, ku morën pjesë 23 futbollistë.

Lojtarët patën mundësinë të prezantojnë cilësitë e tyre para stafit teknik, ndërsa përzgjedhësi Ilir Nallbani vlerësoi angazhimin dhe potencialin e tyre.

“Ky grumbullim na ka shërbyer për të monitoruar dhe vlerësuar futbollistët që në të ardhmen mund të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës. I falënderojmë për përkushtimin dhe u urojmë suksese në klubet e tyre”, ka deklaruar Nallbani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat