Manchester United i “fut të dridhurat” PSG-së

Futboll

Manchester United i “fut të dridhurat” PSG-së

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 19:58
PSG - Manchester United

Është mbyllur në barazimin 1:1 miqësorja mes Manchester United dhe PSG-së.

Kampionët në fuqi të Champions League, e treguan “diktatin” e tyre që në minutën e 2-të me golin e Mbaye.

Me evoluimin e lojës, Manchester filloi të fitonte “terrent”, e përkthyer me raste “kërcënuese” në katërkëndëshin francez. Goli i barazimit erdhi me Bryan Mbeumo (minuta 32).

Edhe pse United u pa më kërkues në pjesën e dytë, nuk dha rezultat, e mbyllur 1 – 1, ndërsa goditjet në kuadrata ishin 7 – 3 për “Djajtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat