Arsenali kthen sytë nga sulmuesi tjetër madrilen

Futboll

Arsenali kthen sytë nga sulmuesi tjetër madrilen

Më: 10 gusht 2026 Në ora: 13:03
Pamje nga ndeshja

Hulian Alvarez është rikthyer në krye të listës së dëshirave të Arsenalit për këtë merkato verore, sipas raportimeve të fundit nga ana e mediave.

Pas vendimit të Vinicius Jr. për të rinovuar kontratën me Real Madridin, klubi londinez ka rikthyer fokusin te sulmuesi argjentinas, të cilin e sheh si një përforcim të rëndësishëm për repartin ofensiv.

Alvarez konsiderohet një nga sulmuesit më të kompletuar në futbollin evropian dhe profili i tij i përshtatet ambicieve të Arsenalit për të luftuar për trofe të mëdhenj.

Megjithatë, çdo marrëveshje do të varet nga negociatat me klubin e tij aktual dhe gatishmëria për të lejuar largimin e sulmuesit argjentinas nga Atletiko Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat