Zbulohet e ardhmja e Arbnor Mujës, klubet arrijnë marrëveshjen për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Futboll

Zbulohet e ardhmja e Arbnor Mujës, klubet arrijnë marrëveshjen për futbollistin e Kombëtares shqiptare

Më: 10 gusht 2026 Në ora: 18:35
Arbnor Muja

Arbnor Muja është shumë pranë rikthimit te Sint-Truiden (STVV), pasi klubi belg ka arritur marrëveshje me turqit e Samsunsporin për transferimin përfundimtar të shqiptarit.

27-vjeçari i cili sezonin e kaluar luajti te STVV-ja në formë huazimi, pritet të veshë përfundimisht fanellën e skuadrës belge. Tashmë pritet që Muja dhe drejtuesit e klubit të arrijnë një marrëveshje për kushtet personale të kontratës.

Samsunspori është i gatshëm të lejojë largimin e Mujës edhe për shkak të situatës në skuadër, pasi klubi turk aktualisht ka një numër të madh lojtarësh të huaj dhe synon të krijojë hapësirë në ekip.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare u aktivizua 26 ndeshje sezonin e shkuar me St.Truiden ku shënoi 6 gola dhe dhuroi 2 asiste. Vlen të theksohet fakti se për kartonin e Mujës, klubi turk pagoi 2 milionë euro në vitin 2024.

27-vjeçari numëron edhe 5 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat