Drejtori i Partizanit “bekon” shtatlartin kuqezi

Futboll

Drejtori i Partizanit “bekon” shtatlartin kuqezi

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 10:58
Kombëtarja shqiptare dhe Olsi Rama

Drejtori i klubit të Partizanit, Olsi Rama ka ndarë “story” në rrjetet sociale, teksa uron për transferimin kapitenin e Kombëtares, Berat Gjimshit.

“Paç fat Berat në aventurën tuaj të re”, shkrimi shoqërues nga Rama.

Pas 10 vitesh me Atalantën në Seire A italiane, mbrojtësi kuqezi ka zgjedhur të ndajë “rrugët” me ekipin bergamask, tashmë pjesë e Al-Diriyah në Arabinë Saudite.

Kontrata është 2-vjeçare, ndërsa aludohet për pagë të majme në marrëveshjen e arritur.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat