Gjyqtarë nga Kazakistani në betejën për play-off të Shkëndijës

Futboll

Gjyqtarë nga Kazakistani në betejën për play-off të Shkëndijës

Më: 11 gusht 2026 Në ora: 11:10
Shkëndija

UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjen e dytë të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës midis Shkëndijës dhe Hibernian.

Gjyqtari kryesor i ndeshjes do të jetë kazakistani Bolat Sariev.

Ndihmësit e tij do të jenë bashkëkombësit Sergey Vasyutin dhe Denis Labashov, ndërsa gjyqtari i katërt është Danil Gorda.

Aydin Tasibayev nga Kazakistani do të punojë në dhomën e VAR, dhe ndihmësi i tij do të jetë gjyqtari hungarez Tamas Bonjar.

Vëzhguesi i gjyqtarëve të UEFA-s Sergejus Sliva nga Lituania do të jetë përgjegjës për arbitrimin, ndërsa delegati i UEFA-s për këtë ndeshje do të jetë Mamuka Kvaratshelija nga Gjeorgjia.

Ndeshja do të luhet më 13 gusht në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup, duke filluar në orën 20:00 me kohën e Evropës Qendrore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat