Pritet me padurim java e tretë e elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Kryendeshja do të luhet mes Struga Trim Lum dhe kampionit në fuqi, Vardarit nga Shkupi.
Ndeshja do të luhet të dielën.
Shkëndija e Tetovës do ta presë Bregallnicën në FFM nën reflektorë.
“Derbi i kësaj jave do të zhvillohet në Strugë, ku skuadra vendase Struga TL do ta presë Vardarin. Ndeshja do të luhet të dielën, më 16 gusht, në orën 16:30.
Në orën 19:00, në kompleksin “Petar Milloshevski’ në Shkup, Shkëndija do ta presë Bregallnicën, në një ndeshje që do të zhvillohet në orët e mbrëmjes, nën reflektorë.
Java do të hapet të premten, më 14 gusht 2026, me përballjen Arsimi – Bashkimi, e cila do të nisë në orën 16:30.
Ndërsa të shtunën në program janë ndeshjet:
Tikveshi – Shkëndija e Haraçinës e Sileksi – Skopje”, shkruan media maqedonase “Ekipa”.