Dinamo e Zagrebit mposhti Kauno Zhalgirisin me rezultat 2:1 në Lituani, në ndeshjen e kthimit të raundit të tretë kualifikues të Champions League. Me rezultatin e përgjithshëm 7:1,
Dinamo u kualifikua në play-off-in e Champions Leagues.
Për Dinamon shënuan Lukas Kaçavenda dhe Josip Mishiq, ndërsa për Kaunon golin e shënoi Gabriel Debeljuh.
Dinamo luajti që nga minuta e 32-të me një lojtar më pak, pasi portieri Ivan Filipoviq u ndëshkua me karton të kuq. Në play-off,
Dinamo do të përballet me skuadrën norvegjeze Viking.