U tërhoq shorti për edicionin e ri për Superligën U19, Ligën e Parë U19 dhe Superligën U17

Futboll

U tërhoq shorti për edicionin e ri për Superligën U19, Ligën e Parë U19 dhe Superligën U17

Më: 12 gusht 2026 Në ora: 16:55
Pamje nga shorti

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës në prani të anëtarit të Komisionit të Garave, Baki Berisha dhe administratorëve të ligave përkatëse Liridon Bajrami dhe Valon Sadiku është tërhequr shorti për kalendarin e garave për edicionin e ri 2026/27 për kategoritë e reja: Superliga U19, Liga e Parë U19 si dhe Superliga U17.

Edicioni i ri në Superligën U19 dhe Superligën U17 do të startojë më 29 gusht 2026, ndërsa garat në Ligën e Parë U19 do të nisin më 5 shtator 2026.

Në Superligën U19 do të garojnë 16 ekipe. Çiftet e javës së parë janë:

Rilindja –Trepça
Flamurtari –Prishtina
Ramiz Sadiku –2 Korriku
Ballkani –Malisheva
Trepça '89 –Dinamo
Ferizaj –Llapi
Drita –Drenica
Vushtrria –Gjilani
Edhe në Superligën U17 do të marrin pjesë 16 skuadra. Përballjet e javës së parë janë:

Ramiz Sadiku –Q.S. Prishtina
Drita –Trepça '89
2 Korriku –Kurda
Rilindja –Dinamo
Podujeva –Vushtrria
Peja –Olti
Ballkani –Llapi
Malisheva –Prishtina
Liga e Parë U19 përbëhet nga 10 ekipe. Ndeshjet e javës së parë janë:

Besa –Top Football
Liria –Besiana
Feronikeli 74 –Fushë Kosova
Istogu –Dukagjini
Vëllaznimi –Ulpiana

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat