Vdes ish - futbollisti shqiptar që bëri jehonë në Beograd ndaj Partizanit

Futboll

Vdes ish - futbollisti shqiptar që bëri jehonë në Beograd ndaj Partizanit

Nga: K.G. Më: 12 gusht 2026 Në ora: 23:25
Agim Bubeqi

Lajmi i hidhur për futbollin shqiptar. 

Ka ndërruar jetë në moshën 63-vjeçare ish futbollisti shqiptar Agim Bubeqi që bëri jehonë me Flamurtarin e Vlorës në vitin 1987 duke eliminuar Partizanin e Beogradit. 

Ish-sulmuesi i njohur i viteve 80-ta, pjesë e Flamurtarit që shkroi historinë e futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare, është gjetur i pajetë në banesën e tij këtë të mërkurë.

Duhet kujtuar se Bubeqi ka qenë titullarë si në Vlorë (16 shtator) në fitoren me rezultat 2:0 ndaj Partizanit, si dhe në Beograd kur humbën 2:1 (30 shtator).

Flamurtari e kishte eliminuar Partizanin nga garat e Kupës UEFA.

Klubi i Flamurtarit ka bërë një postim me mesazh ngushëllimi për ikonën e futbollit:

“Flamurtari F.C. shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Agim Bubeqit, ish-futbollistit të viteve të arta të klubit tonë.

Kontributi dhe emri i tij do të mbeten pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuqezi.

Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit sportiv”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat