Kotobelli firmos me ekipin që do rikthimin në Superiore

Futboll

Kotobelli firmos me ekipin që do rikthimin në Superiore

Më: 13 gusht 2026 Në ora: 12:00
Blerim Kotobelli

Kotobelli firmos me ekipin që do rikthimin në Superiore!

Blerim Kotobelli do të jetë futbollisti i ri i Flamurtarit.

Burimet për mediat raportojnë se ish-kapiteni i Teutës ka hedhur firmën mbi kontratë dhe shumë shpejt do të zyrtarizohet te vlonjatët.

Kujtojmë se mbrojtësi i krahut të majtë, njoftoi “divorcin” me durrsakët duke lënë të kuptohet se ndryshimi i planeve solli edhe ndarjen e “udhëve” mes palëve.

Për ekipin vlonjat që drejtohet nga trajneri Oltijon Kërnaja në pankinë dhe që kërkon rikthimin në Superiore vitin e ardhshëm, afrimi i Kotobellit shton më shumë cilësitë dhe eksperiencën në prapavijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat