Kërnaja shton “forcat” në qendër të sulmit te Flamurtari

Futboll

Kërnaja shton “forcat” në qendër të sulmit te Flamurtari

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 18:43
Logoja e Flamurtarit dhe Oltijon Kërnaja

Klubi i Flamurtarit, ka zyrtarizuar në rrjetet sociale afrimin e qendërsulmuesit Mario Gjata. 26-vjeçari i është bashkuar kuqezinjve të Vlorës, ndërsa do të jetë opsion shtesë për trajnerin Oltijon Kërnaja.

Në vtitin 2021, teksa ishte vetëm 20 vjeç, Gjata rezultoi i pandalshëm te Apolonia e Fierit, gola dhe spektakël, aq sa vlera i shkoi në 300 mijë euro.

Eksperienca e fundit futbollistike për “pykën” fierake përkon te Skënderbeu i Korçës, por pa sukses.

Në karrierë, Mario Gjata ka fituar 3 trofe, Superiore dhe Kupën e Shqipërisë me Egnatian, sezoni 2023-2024, shto Kategorinë e Parë me Apoloninë në edicionin 2019-2020. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat