Shpërthen kaosi te Lazio pa filluar mirë sezoni

Futboll

Shpërthen kaosi te Lazio pa filluar mirë sezoni

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Klubi i Lazios po kalon situata absurde të njëpasnjëshme në vitet e fundit dhe duket se gjithçka po përkeqësohet gjithnjë e më shumë.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe me eliminimin në Kupën e Italisë, ku skuadra doli përballë Mantovës që në turin e parë të turneut. Një turpërim që nuk është pranuar nga tifozët, e aq më pak nga klubi .

Në një mbledhje të zhvilluar pas ndeshjes, drejtori sportiv Fabiani ka dalë para ekipit duke u përballur me lojtarët dhe duke e cilësuar të papranueshme paraqitjen e tyre.

Por në këtë pikë ka ndërhyrë trajneri Rino Gatuzo, i cili i ka dalë kundër drejtorit sportiv, duke theksuar se lojtarët kishin pasur impenjimin e duhur e nuk duhej të akuzoheshin të paktën për të.

Një përplasje që nis që në ditët e para të sezonit dhe që premton shkëndija të tjera në vijim, në një edicion të cilin bardhekaltrit do e përjetojnë përsëri në luftë edhe me tifozët që nuk kanë bërë abonimet vjetore dhe do boshatisin stadiumin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat