Shqiptari spektakolar, shënon pesë gola kundër Bayernit U-19 nga Munihu

Futboll

Shqiptari spektakolar, shënon pesë gola kundër Bayernit U-19 nga Munihu

Nga: K.Goca Më: 19 gusht 2026 Në ora: 23:34
Rexhepi e Stuttgart U-19 festojnë

Stuttgart U-19 fitojnë bindshëm ndeshjen kryesore ndaj FC Bayern Munih me rezultatin 6:1, duke zhvilluar një paraqitje të jashtëzakonshme në kuadër të kampionatit gjerman.

Lojtari i ndeshjes ishte Enis Rexhepi, i cili shënoi pesë gola.

Stuttgart U19 kryeson me 6 pikë dhe Bayerni është në vedn të dytë po me aq pikë pas javës së tretë.

Futbollisti shqiptar Rexhepi shënoi në minutën e 19-të, 28', 35', 42' dhe 50'.

Bayerni arriti të shënonte golin e nderit në minutën e 67-të, me Chris Afanou, duke e çuar rezultatin në 1:5.

Megjithatë, në minutën e 90-të, i inkuadruari nga stoli Kiril Serdiuk shënoi me kokë dhe riktheu diferencën prej pesë golash.
Kështu, ndeshja përfundoi me fitoren e VfB-së 6:1.

Trajneri Tobias Rathgeb vlerësoi paraqitjen për faqen e “Vfb.de”.

“Sigurisht që duhet ta përmend Enisin me pesë golat e tij.

Por më gëzon edhe më shumë fakti se sa shumë ai punon për ekipin. Sot nuk ishte një shfaqje individuale, por një paraqitje fantastike e të gjithë ekipit.

Duhej t’i përballonim minutat e vështira të fillimit, por më pas e fituam ndeshjen falë cilësisë sonë në futboll, një mbrojtjeje të qëndrueshme dhe një organizimi të mirë. Më gëzon shumë edhe fakti që Kiril u shpërblye me një gol.

Edhe në humbjen ndaj Ingolstadtit paraqitja nuk ishte e keqe, por sot ishte vërtet shumë e fortë.”

Të dielën e ardhshme VfB do të udhëtojë përsëri në Bavari. Në orën 12:00 do të fillojë ndeshja ndaj SpVgg Unterhaching.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat