Mourinho i del në mbrojtje sulmuesit: Vinicius

Futboll

Mourinho i del në mbrojtje sulmuesit: Vinicius

Më: 23 gusht 2026 Në ora: 11:26
Mourinho e Vinicius

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si Vinicius Junior u trajtua ndaj Espanjolit duke e cilësuar situatën si “bullizëm”.

“Special One” u shpreh se Vinicius nuk është pa të meta, por theksoi se ndërhyrjet dhe sjellja ndaj tij kanë kaluar çdo kufi.“Vinicius? Ai nuk është një shenjtor, por ajo që po i bëjnë është e tepërt.

E godasin dhe kjo është shumë zhgënjyese. Ai duhet të ketë një kontroll të madh emocional.

Është një situatë e vështirë. Kjo është bullizëm”, deklaroi Mourinho.

Trajneri portugez tha se braziliani duhet të tregojë qetësi dhe vetëpërmbajtje përballë presionit të madh që po përjeton në fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat