Ilir Daja merr pozicionin e “komandantit” te Dinamos

Futboll

Ilir Daja merr pozicionin e “komandantit” te Dinamos

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 16:12
Ilir Daja

Ndërsa na ndajnë edhe dy ditë nga ndeshja Pafos – Dinamo, Play-Off i Conference League, klubi dinamovit tregon në rrjetet sociale se po stërvitet me intesitet të lartë, ndërsa në plan të parë është trajneri Ilir Daja.

“Timonieri” i skuadrës kryeqytetase ka marrë rolin e “komandantit”, duke i vendosur lojtarët në radhë dhe ndarë detyrat për secilin. Postimi shoqërohet me frazën: “Me sytë nga Qipro.

Me zemër drejt historisë. Një tjetër natë europiane. Një tjetër betejë. Së bashku, ne ndjekim historinë”.

Edhe pse në “letër”, Pafos vlerësohet “test” në dukje i “pamundur”, Dinamo tregoi ndeshjen e parë të mbajtur në “Elbasan Arena”, se mund ta përballojë shumë mirë kundërshtarin qipriot.

Nëse dinamovitët ia dalin të sigurojnë biletën për në grupet e Conference League, do të rezultojë historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat