Rikthim spektakolar! Pjesë e skuadrës austriake është edhe lojtari nga Kosova

Futboll

Rikthim spektakolar! Pjesë e skuadrës austriake është edhe lojtari nga Kosova

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 23:44
LASK Linz

LASK Linz ka siguruar më në fund kualifikimin në Champions League.

Ata arritën të eliminojnë gjigantin evropian, Celticun me rezultat 5:1 duke e përmbysur humbjen 3:0 të ndeshjes së parë.

Pjesë e skuadrës austriake është edhe lojtari nga Kosova, Art Smakaj por që nuk u aktivizua në këtë ndeshje.

Golat u shënuan nga Usor, Ljubicic, Adeniran (2 gola) dhe Flecker, ndërsa të vetmin për Celticun e shënoi McGregor.

LASK Linzi, kështu i bashkohet Bodo/Glimtit dhe Sabah FK si të kualifikuarat nga play-offi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat