PSG pranon ta shesë për 120 milionë euro sulmuesin anësor

Futboll

PSG pranon ta shesë për 120 milionë euro sulmuesin anësor

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 11:30
Bradley Barcola

Bradley Barcola pritet të zyrtarizohet si lojtari i ri i Liverpool, pasi akordi mes palëve është arritur.

Sulmuesi anësor francez, i vitlindjes 2002, do të transferohet në anën e kuqe të lumit Merseyside për 100 milionë euro, plus 20 milionë euro bonuse.

PSG, tashmë ish-klubi i lojtarit, në fund i ka ulur pretendimet financiare në raport me kërkesën e mëparshme prej 163 milionë eurove dhe ka vendosur ta shesë sulmuesin. Një vendim që vjen duke parë edhe mbipopullimin e lojtarëve të këtij roli në dispozicion të trajnerit Luis Henrique.

Kalimi i Barcola te Liverpool zhbllokon ndërkohë edhe largimin e holandezit Cody Gakpo nga “Reds”. Për sulmuesin në fjalë interesohen Tottenham dhe Manchester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat