Sulmuesi i Dinamos shpërthen pas eliminimit: E lëmë luftën për një ditë tjetër...

Futboll

Sulmuesi i Dinamos shpërthen pas eliminimit: E lëmë luftën për një ditë tjetër...

Më: 27 gusht 2026 Në ora: 23:02
Dinamo

Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo është mposhtur sonte me përmbysje nga Pafos në transfertë. Sfida e vlefshme për play-off të Conference League, përfundoi 4-2.

Në përfundim të këtij dueli, autori i golit të parë të dinamovitëve, David Fadairo ka reaguar në rrjetet sociale. Sulmuesi nigerian e ka të gjithë “mllefin” ndaj arbitrave, duke ia faturuar humbjen një favorizimi të mundshëm.

“Është shumë e trishtueshme se si luftojmë për të përmirësuar jetën tonë, familjen tonë. Dhe gjyqtarët e FIFA-s po favorizojnë djemtë e rritur, djemtë që i kanë të gjitha.

Pse nuk mund të jetë një lojë e lirë dhe e ndershme? E gjithë kjo për shkak të parave? Më shumë tifozë? Më shumë shikime televizive? Është për të ardhur keq FIFA.

E lëmë luftën për një ditë tjetër. Luftë e shkëlqyer djema dhe Zoti do të kurorëzojë përpjepjet tona në këtë botë të korruptuar”, shkruan Fadairo në rrjetet sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat