Skënderbeu ka prezantuar Reild Kurtin.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ishte për herë të fundit pjesë e Korabit.
23-vjeçari ka luajtur edhe me AF Elbasanin e Teutën më parë.
Po ashtu provonte eksperiencat me Besën e Lushnjën.
Kurti ka luajtur edhe me Shqipërinë U-21. Për të do të jetë hera e dytë në Abissnet Superiore pas paraqitjeve me Teutën.
“Reild Kurti zyrtarisht bardhekuq. Mbrojtësi 23 vjeçar vjen me eksperiencë nga kampionati shqiptar. Suksese”, shkruan Skënderbeu.