Kampionët e Ligës së Europës arrijnë marrëveshjen me anësorin e PSG-së

Futboll

Kampionët e Ligës së Europës arrijnë marrëveshjen me anësorin e PSG-së

Më: 29 gusht 2026 Në ora: 11:31
Mbaje

Aston Vila ka arritur një marrëveshje verbale me PSG-në për nënshkrimin e anësorit Ibrahim Mbaje.

Lajmi është bërë i ditur nga eksperti italian i transferimeve, Fabricio Romano.18-vjeçari senegalez ka vendosur të transferohet në Villa Park për të rigjallëruar karrierën e tij pasi ka pasur vështirësi për të luajtur në kryeqytetin francez.

Pavarësisht se nuk e ka siguruar Rafael Leao të Milanit, i cili do t’i bashkohet Gallatasarait, anglezët kanë siguruar shërbimet e Mbaje.

“Luanët” do të paguajnë një tarifë transferimi prej 55 milionë eurosh për futbollistin i cili luajti për Senegalin në Kupën e Botës 2026, duke shënuar një gol.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat