Sulmuesi shqiptar gati të ndryshojë ekip në Itali

Futboll

Sulmuesi shqiptar gati të ndryshojë ekip në Itali

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 15:55
Silvio Merkaj

Silvio Merkaj është pranë largimit nga Sudtirol.

Viçenza po mundohet të fitojë shërbimet e 28-vjeçarit në ditën e fundit të merkatos së verës.

Merkajt i ka mbetur edhe 1 vit kontratë. Sezonin e ka nisur mjaft mirë, duke qenë se më 30 gusht i shënoi Beneventos.

Viçenza kërkon të investojë pas ngjitjes në Serinë B. Dhe në limitet mbylljes së merkatos, Merkaj shikohet si opsioni i duhur për përforcimin e sulmit.

Gazetari Xhanluka Di Marcio e raporton këtë zhvillim. Kështu orët e ardhshme janë vendimtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat