Isiaka Kamate është shitur nga Interi te Atletiko Madrid.
22-vjeçari ishte pjesë e ekipit U-23, ndërsa tek Atletiko shkon fillimisht për t’u bashkuar me ekipin B.
Interi ka përfituar 1,7 milionë euro nga kjo marrëveshje. Po ashtu ruan edhe 30% të kartonit në rast se do të ketë rishitje.
Zikaltërit po ashtu ruajnë të drejtën e riblerjes së kartonit. Një opsion i cili do të aktivizohej për 8 milionë euro.
Kujtojmë se Kamate regjistroi vetëm një paraqitje me ekipin e parë të Interit. Ishte pikërisht në muajin shkurt ndaj Torinos në Kupë ku edhe asistoi.