E drejton ish-sulmuesi që u bë legjendë si tifoz në Itali, futbollisti i harruar nga Kombëtarja prezantohet në klubin e ri
Nis zyrtarisht një etapë e re në karrierën e Frederik Veselit.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është prezantuar sot si përforcimi më i ri i klubit të Livornos, duke zbritur në Serinë C për t’u bërë pjesë e kësaj skuadre.
Veseli ishte pa ekip, pasi kishte mbyllur marrëveshjen me Sudtirol ku kishte luajtur në vitin e fundit dhe pasi refuzoi disa oferta të tjera, vendosi t’i bashkohej projektit të Livornos, që ka synim kthimin në Serinë B.
Atje është emëruar trajner Kristiano Lukareli, ish-sulmuesi i njohur italian i cili ka bërë emër në vitet 2000 në Serinë A dhe ku ka mbajtur për shumë vite fanellën e këtij klubi me të cilin ishte tifoz i çmendur dhe shihej shpesh në tribuna me ultrasit.