Lindrit Kamberi shënoi eurogol në humbjen e Zurichut

Futboll

Lindrit Kamberi shënoi eurogol në humbjen e Zurichut

Më: 1 shtator 2026 Në ora: 23:51
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Zurichut ka pësuar humbje 2:4 ndaj Young Boys, në ndeshjen e javës së gjashtë në Superligën e Zvicrës.

Golin e fundit në këtë ndeshje e shënoi futbollisti shqiptar, Lindrit Kamberi.

Kamberi shënoi gol në minutën e 86’të për shifrat 2:4.

Futbollisti shqiptar shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë.

Ky ishte goli i dytë për mbrojtësin në pesë ndeshjet e para të sezonit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat