Real Madridi i tha ‘JO’ 35 milionë eurove, refuzohet oferta e Galatasarayt për Camavingën

Futboll

Real Madridi i tha ‘JO’ 35 milionë eurove, refuzohet oferta e Galatasarayt për Camavingën

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 15:18
Camavinga

Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Galatasaray për Eduardo Camavingën.

Propozimi i klubit turk mbërriti në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, me synimin për të realizuar një transferim të bujshëm.

Sipas raportimeve nga mediumi turk “Fotomac”, Galatasaray e kishte bërë zyrtarisht ofertën për mesfushorin francez.

Megjithatë, “Los Blancos” nuk u bindën nga shifra e ofruar dhe vendosën ta refuzojnë menjëherë.

Në Madrid, 35 milionë euro konsiderohen një shumë shumë e ulët për një lojtar të profilit të Camavingas.

Real Madridi kishte qenë gjithashtu në pritje të ofertave nga klubet e Premier League.

Por në orët e fundit të merkatos nuk mbërriti asnjë propozim konkret nga Anglia.

Edhe vetë Camavinga nuk ishte i interesuar për një largim nga “Santiago Bernabeu”.

Kjo pavarësisht faktit se mesfushori nuk shihet si një nga zgjedhjet kryesore të trajnerit Jose Mourinho.

Në këtë mënyrë, 23-vjeçari do të vazhdojë aventurën me Real Madridin edhe këtë sezon.

Camavinga do të kërkojë të bindë Mourinhon dhe të fitojë më shumë minuta në një mesfushë me konkurrencë të fortë.

Ndërkohë, Galatasaray duhet të heqë dorë, të paktën për momentin, nga ëndrra për ta transferuar francezin në Stamboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat