Nico Paz pasuesi i Messit për fanellën me numrin 10 te Argjentina

Futboll

Nico Paz pasuesi i Messit për fanellën me numrin 10 te Argjentina

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 20:01
Nico Paz

Lionel Messi i ka dhënë fund karrierës me kombëtaren e Argjentinës, pas 207 paraqitjeve dhe triumfit në Kupën e Botës.

Me largimin e tij, vëmendja është te fanella ikonike me numrin 10.

Sipas raportimeve të ESPN Argentina, nëse Lionel Scaloni vazhdon të jetë trajner, numri i Messit pritet t’i besohet talentit 21-vjeçar Nico Paz.

Paz, i formuar te Real Madridi dhe aktualisht pjesë e Comos, konsiderohet një prej talenteve më premtues të Argjentinës.

Ai deri tani ka 11 paraqitje me kombëtaren dhe shihet si një nga pasuesit e mundshëm të Messit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat