Talenti i Shqipërisë bind në fitoren e ekipit norvegjez në Kupë

Futboll

Talenti i Shqipërisë bind në fitoren e ekipit norvegjez në Kupë

Më: 2 shtator 2026 Në ora: 22:24
Betim Hasanaj

Lillestrom ka mposhtur në transfertë 0-3 Aurskog/Finstadbru në ndeshjen e vlefshme për raundin kualifikues të Kupës së Norvegjisë.

Në këtë përballje, debutoi për herë të parë talenti i Shqipërisë Betim Hasanaj.

Mbrojtësi 18-vjeçar e nisi që prej minutës së parë këtë sfidë duke bindur përgjatë 90 minutave në fushë. Një ditë për të mos u harruar për talentin shqiptar, pasi krahas fitores së ekipit norvegjez bindshëm 3-0, vlen të theksohet edhe paraqitja vërtetë mbresëlënëse e lojtarit.

Shpërblimi për Hasanajn vjen pas paraqitjeve shumë pozitive të treguar me moshat e këtij klubi që konsiderohet ndër më të mirët në elitën e futbollit norvegjez.

Sa i takon karakteristikave të djaloshit të talentuar, ai shquhet për agresivitetin në duele dhe aftësitë e tij fizike. Hasanaj mund të përshtatet fare mirë në një mbrojtje me katër, në një sistem me tre qendërmbrojtës si dhe mund të bëjë mirë edhe para mbrojtësve, në rolin e mesfushorit difensiv.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat