Klubet shqiptarë kanë mbyllur këtë merkato të verës përsëri me shifra të kënaqshme sa u përket prurjeve, duke vazhduar një trend thuajse të qëndrueshme në vitet e fundit.
Kjo konfirmohet nga FIFA e cila në raportin e saj për transferimet ndërkombëtare, ka shpjeguar se klubet shqiptarë kanë siguruar 2,23 milionë dollarë nga shitjet që kanë kryer gjatë kësaj vere.
Rekordi i merkatos së verës është shifra prej 2,77 milionë dollarësh regjistruar një vit më parë. Megjithatë vihet re një trend i dukshëm ku tashmë çdo verë në futbollin shqiptar hyjnë mbi 2 milionë dollarë nga shitjet.
Ndërkohë, sa u përket pagesave, këtë janë shpenzuar 627 mijë dollarë për futbollistë të cilët janë transferuar nga kampionate të tjera në futbollin e vendit tonë.
Këtu përfshihen edhe pagesat e solidariteti ndaj klubeve për trajnimin e tyre, sipas rregulloreve të FIFA-s.