Korçarët "trembin" kampionët e Shqipërisë

Futboll

Korçarët "trembin" kampionët e Shqipërisë

Më: 4 shtator 2026 Në ora: 10:39
Egnatia - Skënderbeu

Skënderbeu e ka nisur disi “zbehtë” sezonin e ri në Abissnet Superiore.

Të besuarit e Julian Ahmataj grumbullojnë vetëm 1 pikë pas 2 javësh, ama kanë treguar nivel të kënaqshëm në lojë.

Barazimi mëse i merituar ndaj Vllaznisë në Shkodër dhe humbja vetëm në fund karshi Dinamos.

Sonte prej orës 18:30, “Ujqëritë” do tentojnë të marrin pikët e plota në Rrogozhinë përballë kampionëve të Egnatias.

Edhe pse në “letër” konisderohet në trajtë të pamundur që Skënderbeu të dalë me pikë në Rrogozhinë, statistikat “ngrohin”. Në 5 ndeshjet e fundit mes ekipeve të mësipërme, mbizotëron baraspeshë totale, 2 fitore për secilin kampi dhe një ndeshje e mbyllur në barazim.

Po ashtu rezultati më i thellë nuk ka shkuar më shumë se 2 – 0 (Skënderbeu – Egnatia 2 – 0, 16 mars, 2024). Në këtë “lupë”, ekipi korçar pritet të jetë “mur” për kampionët, ndryshe nga sa ka rezultuar deri tani Tirana dhe Vora për Albano Aleksin me shokë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat