Egnatia do të marrë pjesë këtë sezon në Conference League, për herë të parë në historinë e saj.
Pak ditë pasi mësuan edhe kundërshtarët me të cilët do të përballen në fazën e ligës së këtij kompeticioni, trajneri Nevil Dede ka vendosur mbi listën e lojtarëve që do të grumbullohen për këto 6 sfida.
Kujtojmë se Egnatia do ta luajë ndeshjen e saj të parë në këtë kompeticion në shtëpi përballë Midtjylland më 15 tetor.
Fill pas këtij kundërshtari, ekipi i Nevil Dedes do të vijojë me Aarhus (jashtë, 22 tetor), Universitatea Craiova (jashtë, 5 nëntor), Lincoln Red Imps (në shtëpi, më 26 nëntor), Kauno Zalgiris (në shtëpi, 10 dhjetor) dhe e përmbyllin me Bragën (jashtë, 17 dhjetor).
LISTA:
Portierë: Levani Tandilashvili, Bruno Puja, Mario Dajsinani
Mbrojtës: Zamig Aliyev, Alessandro Kacbufi, Edison Ndreca, Guillem Jaime, Numan Ajeti, Elion Sota, Andrey Yago, Eneo Bitri, Geralb Smajli
Mesfushorë: Albano Aleksi, Fernando Medeiros, Ibrahim Diabate, Altin Kryeziu, Karim Loukili
Sulmues: Daniel Adjessa, Alessandro Albanese, Ildi Gruda, Jurguens Montenegro
Trajner: Nevil Dede
Mungesat: Ledio Beqja, Sumaila Bakajoko, Deivid Hoxha, Bjorni Duka, Reis Bakalli, Zyber Çullhaj