Reprezentuesja e Kosovës, Lumbardha Misini, u paraqit në gjashtë minutat e fundit të ndeshjes, në fitoren e Bayer Leverkusenit në udhëtim, me rezultat 2:1 ndaj Hoffenheimit.
Misini u aktivizua në minutën e 84-të të ballafaqimit.
Mysafirët importuan tre pikë të mëdha duke iu falënderuar golave të futbollisteve Bender (2’) e Tomasiak (68’).
Steiner shënoi në minutën e 21-të për vendaset.
Pas javës së tretë në Bundesliga, Leverkuseni është në vend të katërt me 6 pikë dhe Hoffenheim në të 11-ti me 0 pikë.