Hansi Flick: Kemi ekip të duhur për të fituar Ligën e Kampionëve

Futboll

Hansi Flick: Kemi ekip të duhur për të fituar Ligën e Kampionëve

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 14:19
Hansi Flick

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, është paraqitur në konferencë për media para ndeshjes ndaj Feyenoordit në UEFA Champions League.

Gjermani tregoi objektivat e klubit katalunas për sezonin e ri, shkruan Indeksonline

Ai thotë se ka një skuadër të kompletuar për të synuar titullin e Ligës së Kampionëve.

“Ne kemi një ekip të aftë për ta fituar Champions League-n, por rrugëtimi është i gjatë.

“Fitimi i La Ligës për të tretin vit radhazi është gjithashtu një nga objektivat tona kryesore”, u shpreh Hansi Flick

Ndeshja mes Barcelonës dhe Feyenoordit do të zhvillohet nesër nga ora 18:45.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat