Alexis Mac Allister ka folur për të ardhmen e tij te Liverpooli, duke pranuar se klubi ende nuk i ka ofruar një kontratë të re.
Mesfushori argjentinas theksoi se është i lumtur për rinovimet e Ryan Gravenberch dhe Dominik Szoboszlai, por njëkohësisht ndihet i trishtuar që nuk ka marrë ende një ofertë të re nga Liverpooli.
“Jam i lumtur që Gravenberch dhe Szobo kanë rinovuar, por gjithashtu më bën të ndihem keq që unë nuk kam marrë një kontratë të re nga klubi. Ka ende kohë. Do të jap 100% deri në ditën e fundit që do të jem këtu. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm”, tha ai.
Argjentinasi konfirmoi gjithashtu se gjatë verës kishte mundësi për t’u larguar, por aktualisht ndihet në vendin e duhur.
“Kishte mundësi për t’u larguar këtë verë, po. Por tani ndihem se jam në klubin e duhur dhe gjithmonë do të jap 100% për klubin. E dua Liverpoolin dhe e dua këtë klub. Më pëlqen të jem këtu, i dua tifozët. E di shumë mirë se ky është një klub i jashtëzakonshëm dhe se ky qytet ka diçka shumë të veçantë”, shtoi ai.
Ai e mbylli me një mesazh të qartë dëshira e tij është të vazhdojë të fitojë trofe me Liverpoolin.
“Sigurisht që më pëlqen të jem këtu. Dua të fitoj më shumë trofe këtu.”
E ardhmja e Mac Allister mbetet kështu për t’u parë, por deklaratat e tij tregojnë qartë se, pavarësisht mungesës së një kontrate të re, dëshira e lojtarit është të vazhdojë aventurën në Anfield.