Pas Scott McTominay të Napolit, është bërë e ditur se mesfushori i Udineses dhe kombëtares së Polonisë, Jakub Piotrowski, gjithashtu do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër për korrigjimin e një aritmie beninje.
Me përmirësimin e testeve mjekësore dhe fokusin në zbulimin e hershëm të problemeve kardiake, klubet e Serie A janë gjithnjë e më të afta të identifikojnë probleme të mundshme te lojtarët e tyre.
Reprezentuesi i Skocisë, McTominay, u diagnostikua me një aritmi të lehtë dhe beninje, ndërsa stafi mjekësor i Napolit rekomandoi një ndërhyrje me ablacion për ta korrigjuar atë.
Ndërhyrja u krye këtë mëngjes në Manchester dhe pritet që ai të mungojë rreth dy muaj, pas një periudhe fillestare prej dy javësh pushim të plotë.
Udinese gjithashtu njoftoi se mesfushori Piotrowski është diagnostikuar me një problem të ngjashëm, pasi luajti në ndeshjen e Serie A kundër Lazios të hënën në mbrëmje.
Edhe ai do t’i nënshtrohet një procedure të ablacionit kardiak dhe mund të rikthehet në futboll pas periudhës së pushimit dhe rikuperimit.
Në komunikatën e klubit konfirmohet se aritmia beninje u zbulua gjatë ndeshjes së Serie A, pasi lojtarët tashmë përdorin pajisje të teknologjisë së veshshme që u mundësojnë stafit mjekësor të monitorojë funksionin e tyre kardiak gjatë gjithë ndeshjeve.