Haaland bëhet lojtari që u vjen pas në renditjen e të gjitha kohëve në Champions

Futboll

Haaland bëhet lojtari që u vjen pas në renditjen e të gjitha kohëve në Champions

Më: 8 shtator 2026 Në ora: 23:59
Haaland e Mbappe

Kilian Mbape ka shënuar një gol me rëndësi për Real Madrid në Ligën e Kampioneve duke iu dhënë avantazhin e përkohshëm në fitoren 2-1 ndaj Interit.

Por ky gol i ka shërbyer francezit për të barazuar një legjendë në Ligën e Kampioneve, spanjollin Raul, duke iu bashkuar në vendin e 5 në renditjen e të gjitha kohëve në listën e golashënuesve më të mirë në shifrën 71. Benzema, Levandovski, Mesi dhe Ronaldo janë emrat e vetëm që kanë më shumë gola në këtë turne se francezi.

Ndërkohë, pas krahëve të kësaj dyshe tani është ngjitur Erling Haaland me një tjetër paraqitje monstruoze të tijën në skenën më të rëndësishme.

Dy golat e sotëm çuan në 59 numrin e rrjetave të tundura të norvegjezit në këtë turne, në 59 ndeshje të luajtura, me një mesatare një gol për ndeshje, si askush tjetër në histori me të paktën 10 ndeshje të luajtura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat